Minatorët: Do ti vazhdojmë protestat

Tiranë, 27 shkurt, NOA Minatorët duket se
nuk kanë për tu ndalur në rebelimin e tyre kundër qeverisë duke kërkuar me çdo
kusht plotësimin e kërkesave të tyre ndaj saj. Kështu, Sindikata e Minatorëve bën me dijeni
se ata do ta vazhdojnë protestën e tyre të nisur para pak ditësh, ditën e enjte
të javës që vjen. Pjesë e kërkesave tona është anulimi i rritjes
së çmimi të energjisë elektrike, paga dhe pensioni i trembëdhjetë, shpallja
zyrtarisht e minimumit jetik etj, ka pohuar për mediat kryetari i Sindikatës së
Minatorëve, Fiqiri Xibri.
Para një jave, minatorët kanë dalë në shesh për të njëjtat kërkesa dhe janë konfliktuar me policinë duke ngritur zërin për realizimin e tyre.
n.e/NOA