Bashkëshortët akuzohen si spiunë të Kubës
Një zyrtar amerikan në pension bashkë me të shoqen gjenden nën akuzën se kanë spiunuar prej 30 vjetësh për llogari të qeverisë kubaneze. Uolter Majers, 72 vjeç dhe Guendolin Majers, 71 vjeç rrezikojnë dënimin deri 20 vjet burgim. Arrestimi i të dyve erdhi si rezultat i një operacioni të FBI-së gjatë të cilit, një agjent i maskuar si spiun kuban e bindi çiftin t‘i kalonte informacione mbi aktivitetin e tyre të spiunazhit për llogari të shërbimeve të fshehta të shtetit komunist.