Kosova shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur
PRISHTINË-Në Kosovë, për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur - 30 gushtit, organizohen manifestime nën përkujdesjen e kryeministrit Hashim Thaçi, gjatë dy ditëve të ardhshme.
Inaugurimi i Kompleksit të Varrezave në Çabrat-Gjakovë nesër dhe në 30 gusht ceremonia shtetërore e zbulimit të "Pllakës për të zhdukurit” në Sheshin "Nënë Tereza" në Prishtinë, përballë ndërtesës së Qeverisë, janë disa nga aktivitetet e planifikuara nga Këshilli Organizativ.
Në raportin më të ri mbi zhvillimet në Kosovë të Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki-moon, që do të shqyrtohet nesër në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në Nju Jork, ndër çështjet që duhet të kenë prioritet për t’u zgjidhur përmenden “rastet e pazgjidhura të personave të zhdukur dhe sjellja para drejtësisë e të gjithë atyre që janë përgjegjës për krime të luftës".
"Ka ende edhe 1,726 persona që evidencohen si të zhdukur nga konflikti i Kosovës”, thuhet në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Këtë plagë të rëndë të luftës, sipas medias kosovare, ai e paralajmëron si një çështje që do zgjidhje dhe që duhet të jetë pjesë e pashmangshme në bisedimet e mëtejme Prishtinë-Beograd.
(d.b/BalkanWeb)