E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statuja e Michael Jacksonit në Romë

ROME-Një statujë në nderim të Michael Jackson-it do të inaugurohet më 29 gusht në Rainbow Magicland, parku i lojërave i Romës.

Statuja është realizuar me rastin e 55 vjetorit të lindjes së mbretit të popit, transmeton tch. Vepra e italianit Luca Izzo dhe tajlandezit Jusana Hopas bëhet edhe për të plotësuar një dëshirë të vetë këngëtarit, i cili në vitet ’90 u përpoq të hapte një park lojërash në kryeqytetin italian.

Dita e nesërme do të ketë shumë të ftuar dhe spektakël. Priten më shumë se 1000 pjesëmarrës dhe 200 balerinë, të cilët gjatë gjithë ditës do të gjallërojnë parkun e lojërave duke kërcyer në ritmet e këngëve të Michael Jackson.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›