E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova si Hong Kongu për BE

Shërbimi Ligjor i Këshillit të BE-së përfundimisht ka sqaruar atë që kosovarët, pak më shumë qeveria, po e presin me padurim, “marrëdhëniet kontraktuale” me 27 shtetet evropiane.
 

Një dokument “top sekret” i Këshillit të BE-së, i cili është publikuar nga mediat kosovare, merr shembuj marrëdhëniet e njëjta që Brukseli i ka me Hong Kongun apo Makaon, zyrtarisht pjesë të Kinës, ndërsa sqaron se përdorimi i termit “shtet” nuk nënkupton njohje të Kosovës, pasi në fakt BE nuk njeh shtete pasi kjo u takon vendeve anëtare.
 

Edhe në këtë dokument, i cili e mban datën e 11 korrikut 2012, shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën u bëhet me dije se në dokumentet që përdor Bashkimi Evropian në raport me Kosovën përmbajnë edhe formulën, “Pa paragjykuar qëndrimin e vendeve anëtare në lidhje me statusin e BE-së”.
 

Shërbimi Ligjor i Këshillit, përmes 21 pikave, në fakt ka trajtuar rekomandimin që e ka bërë Komisioni Evropian për t`i mundësuar Kosovës afrimin me BE-në.
 

Ky rekomandim është mbështetur në nenin 218 të Traktatit të Funksionimit të BE-së, paragrafi i parë i së cilës thotë: “Marrëveshjet ndërmjet Bashkimit Europian dhe shteteve të treta apo organizatave ndërkombëtare”…

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›