Kuçi i përgjigjet Selimit:Në veri ligj, jo forcë

Zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi ka kundërshtuar deputetin e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi i cili ka deklaruar se në veri të Kosovës duhet të përdorët forca.
Kuçi ka thënë se qëllimi i institucioneve shtetërore nuk është përdorimi i forcës, por vendosja e rendit dhe ligjit në veri.
Kuçi, ka hedhur poshtë çdo mundësi për fillimin e një dialogu politik me Serbinë, për zgjidhjen e çështjes së veriut. Pavarësisht kërkesave të faktorit ndërkombëtar.
Sipas tij çdo veprim i qeverisë për veriun do të jetë në përputhje me kushtetutën, sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit. Ai ka thënë se veriu nuk duhet të mbetet hendikep i zhvillimeve.