Të dhëna të reja për prejardhjen racore të Obamas

Kompania Ancestry.com me bazë në shtetin Utah thotë se nëna e Obamas, Stanley Ann Dunham, e ka prejardhjen nga një skllav afrikan në koloninë e Virxhinias.
Kompania Ancestry.com thotë se Obama mund të jetë stërnipi i 11-të i një prej skllevërve të parë të dokumentuar të Afrikës në Shtetet e Bashkuara.
Obama ka prejardhje afrikane nga babai i tij nga Kenia.
Ancestry.com thotë se ajo përdori analizat e ADN-së për të mësuar se nëna e Obamas rrjedh nga një familje e përzier racore. Megjithatë, Ancestry.com thotë se nuk mund të ndjekë përfundimisht vijën e plotë të familjes nga sot deri në periudhën e skllavërisë në koloninë e Virxhinias, për shkak të mangësive në të dhënat publike.
Për këtë raport deri tani nuk ka pasur ndonjë koment të menjëhershëm nga Shtëpia e Bardhë apo vetë presidenti Obama.