Kompani gjermane, investime ne fushen e energjise se eres
Kryeministri Sali Berisha, zhvilloi dje nje takim me perfaqesues te kompanise te njohur gjermane BOSCH, te kryesuar nga zoti Heinrich-Herman Schulte, perfaqesues i pergjithshem. Kompani e cila ndodhet ne Tirane, per realizimin e projekteve ne fushen e energjise se eres. “Nga qendrimi yne i shkurter ketu, jemi te impresionuar per ecurine dhe ritmet e shpejta te zhvillimit te ekonomise shqiptare. Eshte pikerisht ky progres i ekonomise shqiptare dhe stabiliteti i saj qe na terheq”, u shpreh Schulte. Sipas tij, prezenca e kompanive te tjera te suksesshme gjermane, eshte nje tregues i rendesishem i faktit qe Shqiperia eshte vendi me terheqes ne rajon per investime. Nga ana e tij, kryeministri Berisha e falenderoi Schulte per interesin e treguar, per te investuar ne Shqiperi dhe siguroi se qeveria shqiptare do te mbeshtese fuqimisht projektet e tyre, per ti kthyer ato ne nje histori suksesi. Kreu i qeverise vleresoi, se sektoret e percaktuar si prioritet nga kompania BOSCH, jane gjithashtu sektore prioritare edhe per qeverine shqiptare. Kryeministri theksoi se klima e biznesit, e realizuar ne saje te reformave te qeverise, kane bere qe ritmi i rritjes se investimeve te huaja ne Shqiperi edhe ne kohe krize te jete i larte. “Per ne eshte vertete shperblyes, interesi dhe qellimet e kompanive te medha si BOSCH per te investuar ne Shqiperi”, tha Berisha.
Faqe 4