E Diel, 1 Nëntor 2026

Esenca e fjalëve dhe vlerat e kohës tonë

Une nuk jam gjuhetar e as sociolog por dashur pa dashur kaosi frenetik i diteve tona me ve shpesh perball reflektimit te detyrueshem sesi gjerat kane ndryshuar e ndoshta pa e njohur shume te shkuaren por duke pare mosllogjikshmerine e te tashmes perceptoj nje fare metamorfoze te astyre vlerave e nocioneve qe me kohen kane marre trajta te ndryshme.

Njeriu eshte gjenial ne te derivuar e krijuar mbi nje grimce nje keshtjelle. E ky huq eshte sa antik aq dhe njerezor besoj. E gjejme ne Teurat kur populli i zgjedhur i Perendise ndertoi nje viç per ta adhuruar. Sesi mberriti populli i zgjedhur i Zotit ne pak dite ne adhurimin e nje viçi eshte habi po shkrimet e shenjta te kohes flasin per nje mistik nje fare Samiri, i cili pasi kish ndjekur Moisiun te takimin e tij me nje engjell, kish pare se ku ishte prekur materialja me jo materialen engjellore dheu kishte shendritur. Nuk kish kuptuar asgje nga esenca e gjerave po vezullimi iu duk hyjnor e mendoi se ky eshte zoti me te cilin flet Moisiu… mori dheun ‘e shenjte’…e perziu me flori dhe e beri te shtrenjte…e beri ne formen e nje lope dhe e beri te bekuar. Ja tre elementet baze per te bindur nje popull sesi nje grimce e vertete behet zot.

Gjerat ndryshojne si per tu nenshtruar ligjit te termodinamikes. Dhe nuk shuhen po shendrrohen ne gjera te tjera. Vlerat e nocionet shpesh here nuk kan pasur emer por kan pasur essence. Sepse kane qene frut I nje perzierje te madhe detajesh te mbledhura me kohen, perseritje te deshires se perbashket per te istituzionalizuar nje vlere. Te tilla fenomene te heshtura kane sjelle identifikimin e nje grupi social, nje kombi, nje populli. Shqiptaret nder shekuj …. tani sesa nder shekuj kjo ka qene e vertete mbetet nje diskutim tjeter po na pelqen ta mendojme ashtu., kane krijuar nje imazh mbi vlera sociale e shpirterore si besa, gjaku, haku, trimeria, nderi…. Dhe fete qe shqiptaret kane perqafuar nder shekuj u kane vaditur te tilla vlera.

Nje studiues Italian mbi shqiperine e fenomenet e saje shprehet ‘e poi c’e’ questa ‘albanesita’’ tutti ne parlano, nessuno sa cos’e’… tragjike, nder fjalet e shqiptareve nuk kemi arritur te shprehim qarte vleren me esenziale te te qenurit shqiptar, shqiptarine. Nuk eshte habi ne dhjet vete mund te degjosh 15 perfrazime te shqiptarise.

Aq shume ka trazuar koha vlerat sa koha kur burri nuk lidhej me litar po lidhej me fjale duket arkaike ne ditet e inflacionit te te folurit ku njerezit mendojne se te flasesh eshte argetim. Koha ka ndryshuar ne vendin ku politikane e perfaqesues te popullit zihen ne sherre banale rruge e kun e rruge njerezit bejne beteja gjaku e dhune me terma politike.

Gjithmone ne anet tona ka mbreteruar ‘pleqeria’. Kuvendet e burrave priheshin nga pleq e fjala plak lidhej shpesh me ate te urte e fjala e urte kishte dhe kuptimin e qetesiste dhe ate te dijes. Pra tradizionalisht kemi pasur per drejtues me te urit, te qetet, te moçmit e te diturit mes nesh. Sot keto nuk jane me vlera te kerkuara… e me tragjika eshte se dhe pot e kerkohen nuk gjinden lehte mes ‘mallit’ te reklamuar.

Cfare eshte shqiptaria? Nje shqiptar qe mund te beje te punojne ne rruge femra per te vret shum lehte per nderin e nenes a motres se tij. Vret jo vetem per dhunim te nderit te tyre por dhe per dhunim te nderit te tij nga nje manifestim I deshires se tyre. Dhe kete e ben se eshte shqiptar e per shqiptaret nderi eshte vlere!?

Dikur trimerine e tregonim me armiqte e athere burrat ishin trima e trimat ishin heronje. Sot per nje rruge… per vije uji….apo klasikisht per nje ‘cke qe sheh’ tanet shtrenojne koburet, gjaku e urrejtja eshte e pa ndalshme e me e keqja eshte se dikur muhabetet i zgjidhnin pleqete e sot as per pleqte nuk kemi respect, ndizet lufta.

Me duket se ne nuk mund te jemi …te mire, pa nje armik. A thua te jete ky fati i nje populli gjthmon nen sulm? Nese po duhet te jete tragjike kjo! Ne baze te seciles prej sjelljeve te sotme qe do te duket teresisht jasht kontekstit tone kulturor ka nje therrmije te te vertetes. Ne teresine e esencave te shuara te fjaleve te medha ka mbrapa filozofi popullore te harruar.

Nje popull qe nuk reptekton traditen e tij nuk do te dije kurre te interpretoje si duhet menyren e te qenurit te tije ne boten qe ndryshon perdite. Une mendoj se vendi yne, brezat e sotem te gjithe kemi nevoje per edukate kombetare, keni nevoje te dime perse ate qe gjyshi nuk e kupton, babi e quan turp e ti mezi pret ta besh! Ndoshta e drejta nuk qendron as net e berin as ne mos berjen e ketij rasti hipotetik po qendron patjeter ne peshimin e saj me nje vlere te forte. Me nje koshience ku emri le te jete cte doje, mjaft qe ne ti kuptojme esencen e te veprojme ne baze te saj.

…ka kaluar kohe kur nje i vjeter thoshte ‘atij qe me meson dicka i behem rob’ e qe kur mesuesi ishte ideal shenjterie per te cilin jepje dhe jeten… ne ditet kur profesorin e degjejerojne me video skandal ku versulet si i babezitur mbi nje studente….

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›