Kosova vazhdon ta frikësojë Zvicrën

Në fakt, Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s më 27 dhe 28 shtator pritet t’ia japë përfundimisht dritën jeshile Kosovës që të zhvillojë ndeshje miqësore ndërkombëtare. E për mediat helvetike kjo është e rrezikshme për Zvicrën, ngase pesë shqiptarët e saj kur të duan mund ta braktisin përfaqësuesen e këtij vendi për t’iu bashkuar reprezentacionit kosovar.
Megjithatë, portali i njohur zviceran 20min.ch ka shkruar të premten se pesë shqiptarët e Zvicrës vështirë se mund t’i bashkohen Kosovës në një të ardhme të afërt.
Por, ky portal ka paralajmëruar se më vonë fare lehtë Behrami, Shaqiri, Xhaka, por edhe Xhemajli e Mehmedi mund ta lënë Zvicrën, nëse Kosovës do t’i lejohet që të luajë në kualifikimet për Kampionatin Evropian i cili do të mbahet në vitin 2016 në Francë.