E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dopingu Hamilton serish kunder Armstrong

Përdor doping ose kthehu në shtëpi. Ky ka qenë ultimatumi me të cilin ish-çiklisti profesionist amerikan, Tajler Hamilton është përballur në karrierën e tij që prej vitit 1997, në tentativën për të ngjitur shkallët drejt suksesit. Ai vazhdon të deklarojë se përdorimi I substancave të ndaluara që rrisin performancën është pjesë e kultutës sportive dhe dopingun e ka përdorur së bashku me ish-shokun e skuadrës Lens Armstrong.

Akuzat ndaj ish-shtatë herë fituesit të “Tour de France”, Hamilton i konfirmon në librin “Gara Sekrete: Në botën e fshehtë të ‘Tour de France’, dopingu, si fshihej dhe synimi për të fituar me ço kusht”.

Ky është rrëfimi i ish-çiklistit, i shkruar së bashku me Daniel Kojli dhe që hyn në brendësi të anës së errët të sportit. Aty përsëriten akuzat e bëra nga Hamilton në vitin 2011 gjatë një interviste në emisionin “60 minutes”, ku ai deklaroi se çiklistët amerikanë përdornin injeksione me substance të ndaluara në gjak në edicionin e vitit 199 të “Turit të Francës”, të cilin Armstrong e fitoi.

Prej akuzave të Flojd Lendis në vitin 2010 dhe deklaratave të Hamilton më pas, nisi edhe lufta e Agjencisë Amerikane Antidoping ndaj “kanibalit” nga teksasi, deri sa më 24 gusht, ku Armstrong konfirmoi se nuk do të vazhdonte betejën ligjore, USADA i hoqi zyrtarisht shtatë titujt kampion në “Tour de France”, një rekord që duket I vështirë për tu përsëritur.

Në fund, Hamilton i bën edhe një ftesë Armstrong që të tregojë të vërtetën për dopingun, duke theksuar se ish-legjenda e çiklizmit mbetet një person I shkëlqyer dhe një kampion I vërtetë. Ndërkohë, libri I ish-çiklistit që tashmë është në shitje mbyllet me frazën: “e vërteta do të bëjë të lirë”

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›