E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paraolimpiada medalje ari per njeriun e vdekur

Alesandro Zanardi kthehet në podium. Pas triumfeve në automobilizëm, tashmë ai fiton edhe në garat e “handbike”, biçikletave me tre rrota që ngiten me duar. Ish-piloti I garave të shpejtësisë, ka fituar medaljen e artë në Lojërat Paraolimpike në Londër.

Ajo që e bën të veçantë arritjen e 45-vjeçarit është se ai ka treguar forcë të jashtëzakonshme vullneti, 11 vjet pas një aksidenti të tmerrshëm. Kur ishte në shkëlqimin si pilot, Zanardi pësoi një aksident nga i cili humbi të dyja këmbët, por mund të kishte humbur edhe jetën.

Në vitin 2001, në garat e Formula Indy në pistën e Lausic në Gjermani, makina e tij u godit me mbi 300 km/h nga njëvendëshja e kanadezit Aleks Taljani. Mjekët e rianimuan shtatë herë, ndërsa prej faktit se piloti kishte humbur rreth 1 litër gjak, ata e deklaruan një “njeri të vdekur”.

Por, Zanardi hodhi poshtë të gjitha përfundimet e mjekësisë, mbijetoi e madje nuk hoqi dorë nga sporti. Ai ka vazhduar të garojë me makina të modifikuara, ndërsa më pas iu dedikua çiklizmit.

Në Londër italiani fitoi medaljen e artë në garën 16 kilometra të gjatë, me kohën 24 minuta e 50 sekonda, duke shkëputur të gjithë rivalët.

“Kjo ishte fantastike. Është një prej sukseseve më të mëdhenj të jetës time”, deklaroi ish-piloti që në karrierën e tij ka garuar në 41 Çmime të Mëdha të Formula 1, ka fituar titullin kampion në Formula Indy, që më parë njihej me emrin “Cart” në vitet 1997 dhe 1998 dhe ka fituar kampionatin italian të makinave të superturzmit në vitin 2005.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›