E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, zgjedhjet parlamentare ne 2011

Republika e Kosoves do te hyje ne zgjedhjet e pergjithshme parlamentare ne vitin 2011. Njoftimi eshte bere nga Presidenca e shtetit me te ri ne Ballkan, pas renies dakord te kreut te shtetit Fatmir Sejdiu dhe shefit te Zyres Civile Nderkombetare, Piter Feith, ne takimin qe ato zhvilluan dje ne Prishtine. Opozita ka reaguar ashper, por vendimi eshte mbeshtetur nga Zyra Civile Nderkombetare, pra zgjedhjet te mos mbahen ne vjeshten e ketij viti sic pretendohej, por pas perfundimit te mandatit katervjecar te institucioneve. "Presidenti Sejdiu e ka njoftuar zotin Feith me vendimin e tij, qe institucionet qendrore te Kosoves, te dala nga zgjedhjet e nentorit te vitit 2007, te vazhdojne mandatin e plote sipas Nenit 161 te Kushtetutes se Republikes dhe akteve te tjera juridike ne fuqi", shpjegoji vendimin zedhenesi i Presidentit, Xhavit Beqiri. Neni 161 mbi tranzicionin e institucioneve, parasheh qe te gjitha kompetencat, pergjegjesite dhe detyrimet e institucioneve te percaktuara me Kushtetute, t'u kalojne menjehere institucioneve aktuale, ne diten e hyrjes ne fuqi te Kushtetutes. Kohezgjatja e mandatit te secilit institucion, para hyrjes ne fuqi te kesaj Kushtetute, do te mbetet e paprekur dhe e pandryshuar deri ne skadimin e rregullt, ose deri ne zgjedhjet e reja, thuhet ne kete nen. Por, opozita konsideron se ne te vertete eshte shkelur edhe Kushtetuta, edhe pakoja e Ahtisarit, meqe kjo e fundit parasheh qe zgjedhjet parlamentare te mbahen 9 muaj pas zgjidhjes se statusit final te Kosoves. "Ne baze te Dispozitave te Propozimit Gjitheperfshires per Zgjidhjen e Statusit, Kushtetutes se Republikes se Kosoves dhe ligjit per zgjedhjet, Perfaqesuesi Civil Nderkombetar ka ardhur ne perfundim se vendimi i Presidentit per t'u mundesuar institucioneve qendrore, te permbushin mandatin e tyre sipas Kushtetutes, eshte ne perputhje me Propozimin Gjitheperfshires per Statusin", thuhet ne nje komunikate per median te leshuar nga ICO. Pavaresisht qendrimit te ICO-se, partite opozitare konsiderojne se debati per mbajtjen e zgjedhjeve kete vit nuk ka perfunduar. Ndryshe nga marrja e vendimit per zgjedhjet parlamentare pa konsensusin e subjekteve politike, per te cilin eshte kritikuar nga opozita, Presidenti, sipas kabinetit te tij, lidhur me daten per mbajtjen e zgjedhjeve lokale do te konsultohet me spektrin politik. Me e ashpra ndaj vendimit te Presidentit ka qene Aleanca per Ardhmerine e Kosoves, e cila pas mbledhjes se kryesise se gjere, ka dale me disa qendrime.

Makolli: Vendimi i kreut te shtetit, i njeanshem

Nenkryetari i Aleances Kosova e re, Ibrahim Makolli, kritikoi dje Presidentin Sejdiu per marrje te nje vendimi te njeanshem. "Ne konsiderojme dhe mbesim pas qendrimit tone, se zgjedhjet duhet te mbahen ne nje afat sa me te shpejte kohor, pasi Kosova pas 17 shkurtit te vitit te kaluar, ka nje nderrim te sistemit politik dhe juridik dhe institucionet e vendit duhet te krijohen ne pajtim me rrethanat e reja politike te krijuara ne vend", tha Makolli.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›