E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kriza solli rebelimin me '97"

Kryeministri Berisha pranon se kriza financiare gjate kohes se qeverisjes se pare te PD solli rebelimin e vitit 1997, gje qe solli dhe largimin nga pushteti te demokrateve. Gjate fjales ne ceremonine e organizuar me rastin e 18 vjetorit te themelimit te deges se Partise Demokratike ne Durres, ku te pranishem ishin kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, ministra te kabinetit qeveritare, perfaqesues te PD-se ne nivel qendror dhe lokal, kreu i ekzekutivit ka paralajmeruar se krizat financiare duhet te eliminohen,qe te mos perseritet serish viti 1997. "Kriza financiare favorizoi rebelimin komunist ne vitin 1997, ne dorezuam pushtetin, por nuk dorezuam parimet, nuk dorezuam vlerat, nuk dorezuam besimin, nuk dorezuam idealet. Ne opozite ne u vrame por nuk u dorezuam, u burgosem por nuk u dhame dhe vazhduam rrugen tone. Asgje nuk na mposhti. Ju dhe mbare qytetaret shqiptare ishit deshmitare, se opozita shqiptare u shnderrua ne forcen e saj te pakthyeshme morale, ne garantin kryesor te vlerave te lirise", deklaroi kryeministri Berisha, dje ne takimin e zhvilluar ne Durres. Ai eshte shprehur se demokratet serish u kthyen ne pushtet ne vitin 2005, per te vijuar projektet e lena ne gjysme. "Qytetare te Durresit, ju sot duhet te ndiheni krenare, sepse ju i sollet Shqiperise ne Parlament te gjitha avanguardet. Pavaresisht nga bandat, nga krimi, asgje nuk e mposhti moralin tuaj qytetar dhe u shnderruat ne kete menyre, ne nje faktor udheheqes te fitores sone", tha ai. Sipas tij, Durresi e mbare Shqiperia votoi per ndryshimin, votoi per te shembur muret e turpit, me te cilat regjimi kleptokratik rrethoi Shqiperine, votuat per te shembur murin e korrupsionit, murin e kleptokracise, murin e krimit. Ai eshte shprehur se keto vite te qeverisjes se djathte jane arritur rezultate te prekshme, sidomos ne procesin e integrimit te vendit ne strukturat euro-atlantike. "Ne ia dolem te firmosim Marreveshjen e Stabilizim- Asociimit nga te gjitha vendet e BE. Jam ketu per t'u zotuar se, se bashku, Shqiperine do ta bejme kandidate te Bashkimit Evropian, se bashku do ta cojme ate drejt anetaresimit te plote, se bashku do te levizim te lire ne mbare Evropen, pa viza, si qytetare te saj", tha Berisha. Njeheresh ai eshte shprehur se endrra perendimore, endrra euro-atlantike e shqiptareve, keto vite u shnderrua ne realitet dhe Bukureshti vendosi te jape ftesen per anetaresimin e plote te Shqiperise ne NATO, nje akt madhor, historik, ne fushen e sigurise se ketij vendi. Nderkohe qe nje akt madhor ne kete qeverisje, nga ana e Berishes, eshte cilesuar pavaresia e Kosoves dhe njohja e saj nga shtetet me te fuqishme te botes. Nderkohe kryeministri Berisha ka renditur sukseset ne keto kater vite qeverisje, qe fillojne me tolerancen zero ndaj krimit dhe korrupsionit, zhdukjen e bandave kriminale dhe venien e tyre para ligjit, rritjen e pagave dhe pensioneve, duke u shprehur se "jemi burrat dhe grate e fjales se mbajtur". "Nje dite degjoja kryetarin e opozites tek u deklaronte fermereve ne Gruemire se, nese fiton Sali Berisha, humbi gjenerata ime. Me lejoni t'i them ketu se; Edi, nuk te mbetet gje tjeter vetem te nderrosh emrin, beju Edvin, sepse une me ju s'po punoj per karrige, por po punoj per rruge, per Ujesjelles, po punoj per te ardhmen, po punoj per Evropen, per mireqenien, per rrogat, pensionet, per rinine", tha Berisha.

Paralajmerimi

"Para jush jam zotuar ne menyre te perseritur se, me gersheret e ligjit do te presim duart e atyre zyrtareve qe i zgjasin ato ne xhepat tuaj. Me dhjetera e qindra kane provuar ate qe meritojne. Te tjere serish do ta pesojne", tha Berisha.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›