E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, zyrtarisht anëtare e FMN dhe BB

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi nënshkruan në Uashington dokumentet e pranimit të Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore, në praninë e Ndihmësekretarit të Shtetit James Steinberg. Zoti Steinberg tha se kjo ngjarje tregon për integrimin e mëtejshëm të Kosovës në komunitetin ndërkombëtar. Po kështu shtajnberg tha se SHBA po i japin Kosovës një ndihmë prej 150 milionë dollarësh, për ta ndihmuar vendin në shlyerjen e borxhit që i ka Bankës. Presidenti Sejdiu theksoi se vendi i tij do të ruajë disiplinën monetare dhe falënderoi SHBA dhe të gjitha vendet që kanë mbështetur Kosovën. Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi u zotua për ruajtjen e institucioneve demokratike. Ai tha se anëtarësimi në FMN dhe në Bankën Botërore do ta fuqizojë sovranitetin e Kosovës dhe perspektives për zhvillimin ekonomik të vendit. Anëtarësimi i Kosovës në FMN e BB u bë gjatë muajve maj e qershor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›