Durrës, vijon numërimi normalisht
Procesi i numërimit të votimeve në qytetin e Durrësit ka vazhduar gjatë gjithë kohës normalisht. Në këtë zonë numërimi i fletëve të votimit është ndalur për disa orë për shkak se komisionerët janë ndier të lodhur, por që nuk ka hasur në probleme të tjera. Në zonën administrative zgjedhore numër 9 pritet të numërohen dhe 23 kuti, ndërkohë që kanë përfunduar numërimet për 37 të tilla.