E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërkombëtarët vlerësojnë procesin zgjedhor

Shtetet e Bashkuara kanë përgëzuar Shqipërinë dhe qytetarët e saj për zgjedhjet e 28 qershorit 2009. Një zëdhënëse e Departamentit amerikan të Shtetit, tha për Zërin e Amerikës se qytetarët e Shqipërisë meritojnë të lavdërohen që dolën në votime në një numër të kondiderueshëm dhe për zhvillimin e zgjedhjeve në mënyrë paqësore, të qeta e të rregullta. Zëdhënësja tha se zhvillimi i këtyre zgjedhjeve përbëjnë një përparim real krahasuar me ato të mëparshmet, megjithatë i bëri thirrje politikës që ti analizojë të gjitha vërejtjet e raportit të OSBE-ODIHR. Gjithashtu, Shtetet e Bashkuara-citon zëri i Amerikës, shprehën besimin se i gjithë procesi do të përfundojë në mënyrë të rregullt, ashtu sic është zhvilluar deri tani. Po kështu, Presidenca Ceke e Bashkimit Europian ka mirëpritur zhvillimin e zgjedhjeve të qeta e paqësore në shqipëri. Në një deklaratë zyrtare, Presidenca Ceke përgëzoi qytetarët e shqipërisë për këtë arritje, duke theksuar se u arritën vlerat demokratike. Në deklaratën zyrtare thuhet se presidenca ceke mbajti shënim të gjitha përfundimet e misionit të OSBE-ODIHR të cilat konfirmuan përmirësimet në procesin elektoral në Shqipëri. Edhe cekia vlerëson se vlerësimi përfundimtar për zgjedhjet e 28 Qershorit, do të jepet pas mbylljes së procesit të numërimit të votave. Presidenca ceke, thuhet në deklaratë, inkurajon politikën shqiptare të vazhdojnë të punojë për një dialog konstruktiv që do të cojë në krijimin e qeverisë së re e cila do të punojnë vazhdimin e reformave dhe të ecjes përpara drejt Bashkimit Europian. Po kështu, brukseli zyrtar ka vlerësuar se procesi zgjedhor në Shqipëri ka qenë i qetë dhe paqësor pavarësisht se janë shënuar disa incidente. Blloku vëren përmirësime të ndjeshme në këto zgjedhje parlamentare thotë agjensia e lajmeve AFP e cila citon deklaratën e fundit të Komisionerit për zgjerim, Oli Ren. Ren përkrah deklaratën e misionit të OSBE-së, se vlerësimi përfundimtar do të jepet pas përfundimit të procesit të numërimit të votave. Bashkimi Europian i ka kërkuar nga ana tjetër partive politike në vend të vazhdojnë të punojnë në rritjen e standarteve ndërkombëtare. Deri në shpalljen e rezultatit zyrtar këto zgjedhje do të jenë nën syrin e rreptë të vëzhguesve ndërkombëtarë. Mbarëvajtja në këto zgjedhje parlamentare janë cilësuar si prova kyce që do të sigurojë më tej integrimin e Shqipërisë drejt familjes europiane. Lideri i Partisë socialiste në Greqi, Jorgos Papandreu i ka propozuar Bashkimit Europian që deri në vitin 2014 të anëtarësojë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në bllokun 27 anëtarësh. Gjatë fjalës së tij në takimin ndërkombëtar të socialistëve në Budva të Malit të Zi, thotë rrjeti grek ERT, Papandreu tha se me anëtarësimin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, blloku 27-anëtarësh do të garantojë të ardhmen, paqen dhe sigurinë në këtë rajon. Papandreu theksoi gjithashtu, se për arritjen e kësaj, është i nevojshëm një udhëzues, i cili të lidhë ekonomitë e vendeve të Ballkanit me ato të Bashkimit Europian. Në fokus të takimit ishte dhe kriza financiare, ndryshimet klimatike si dhe emigracioni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›