E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova,Petersen: BE-ja të kushtëzojë Beogradin

Ish-shefi i OKB-së në Kosovë, Soren Jessen-Petersen, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës duhet të gëzojnë frytet e pavarësisë dhe jo vetëm letrat e saj në shënimin e përvjetorit të parë të pavarësisë.Jessen-Petersen tha se autoritetet në Kosovë mund të bënin më shumë për njohjen e Republikës, në fushën e ekonomisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës.Petersen tha se është e pabesueshme që BE-ja po e pranon një standard të dyfishtë të komplikimit të misionit evropian në Kosovë nga Serbia dhe njëkohësisht dërgimit të sinjaleve për Serbinë në procesin e integrimit evropian.Ai tha se bisedimet mes Serbisë e Kosovës duhet të bëhen vetëm ndërmjet dy vendeve të barabarta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›