Kuçi shfajësohet për dhënien e çmimit bashkëpunëtorit të Sheshelit

Hajredin Kuçi ka larguar përgjegjësin nga vetja, për dhënien e çmimit “Heroi Sali Çekaj” bashkëpunëtorit të dikurshëm të Voislav Sheshelit, Ivan Çukaloviq.
Behxhet Shala, ndërkaq ka kërkuar që ti merret ky çmim dhe të largoftë nga pozita aktuale që mbanë.
Ministri i Drejtësisë që është themelues i këtij çmimi për drejtësi përgjegjësinë pse Çukaloviqi, i cili shumë kohë kishte punuar kundër interesave të Kosovës, mbanë pozitën e nënkryetarit të Gjykatës Kushtetuese ia ka hedhur Kuvendit që e kishte votuar atë.
“Unë e kam trajtuar si nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese që vendos edhe raporte për vendime të secilit institucion të vendit tonë dhe se aty është zgjedhur me 2/3 e deputetëve të Kuvendit, dhe asnjë informatë nga dosja e tij nuk e kam”, ka thënë Kuçi, për “Kohen ditore”, ditën që gazeta ka publikuar të kaluarën e këtij gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese. /Indeskonline/