E Diel, 1 Nëntor 2026

"Greqia te mos ushqeje nacionalizimin ekstrem" Qamil Xhani

Partia per Drejtesi, Integrim dhe Unitet ka reaguar dje per nje konference te zhvilluar nga partia greke Demokracia e Re per Vorio-Epirin. Duke e vleresuar se ne takim jane shfaqur pretendime territoriale ndaj Shqiperise, PDIU e cileson kete aktivitet si shfaqje te nacionalizmit ekstrem. "PDIU shpreh indinjaten e thelle per konferencen e sapombajtur ne Athine me temen 'Vorio-Epiri, e shkuara, e tashmja, e ardhmja' te organizuar nga partia Demokracia e Re, duke e pare kete aktivitet si nje manifestim te drejtperdrejte te pretendimeve te vjetra shoviniste territoriale te shtetit grek ndaj Republikes se Shqiperise", - thuhet ne deklaraten e PDIU-se. Nga ana tjeter, PDIU shprehet se ne kete konference jane bere thirrje te hapura per te helenizuar territorin e Shqiperise se Jugut. Gjithashtu, PDIU shprehet se ne takim ka qene i pranishem dhe ish-konsulli Grek ne Korce, Theodhor Ikonomu, i cili eshte i njohur per opinionin per deklaratat qe ka bere ne lidhje me Vorio-Epirin gjate kohes qe ishte me detyre ne Shqiperi. "Deshmi per synimet e mbrapshta te kesaj konference eshte edhe vete prania e ish-konsullit famekeq me xhup Theodhor Ikonomu, i cili jo vetem eshte njohur mire nga publiku shqiptar per deklaratat e tij te mbrapshta, ndaj te cilave PDIU ka protestuar ashper, por se fundmi edhe per skandalin e abuzimeve me viza per te cilat po hetohet", - thuhet ne reagimin e PDIU. Po ashtu, PDIU denoncon dhe faktin qe ne takim ka qene i pranishem dhe nje zyrtar i larte i Partise Demokracia e Re. "Pjesemarrja e shefit te departamentit te politikes se jashtme te ne partine Demokracia e Re, deputetit Panos Panajotopulos, na shqeteson ne menyre te vecante, sepse tregon qe keto qarqe shoviniste jane nuk jane periferike, por jane duke iu afruar politikes qendrore zyrtare te shtetit grek", - thuhet ne deklarate. Duke i cilesuar si te papershtatshme pretendimet e hedhura ne takimin e organizuar nga partia greke, PDIU thekson se kriza ekonomike qe po kalon sot Greqia nuk duhet te sherbeje per te nxitur ide shoviniste. "Ne urojme qe fqinjet tane te kene nxjerre mesim nga historia dhe te mos lejojne qe kriza aktuale ekonomike te mos sherbeje si karburant per te ushqyer nacionalizmin ekstrem te mbrujtur me ide shoviniste e armiqesore ndaj fqinjeve si ato qe u hodhen ne konferencen ne fjale", - thuhet ne deklaraten e PDIU. Ne reagim sillen ne vemendje dhe ngjarjet e ndodhura ne Europe gjate viteve '30 te shekullit te kaluar. "Pothuaj e gjithe Europa ra ne kthetrat e fashizmit, autoritarizmit dhe nacionalizmit shovinist gjate viteve 30-te pas Depresionit te Madh, perfshi ketu Greqine qe u zhyt ne diktaturen e Metaksait", - thuhet ne reagimin e PDIU-se.

Ne takimin e zhvilluar ne Greqi per Vorio-Epirin, sipas PDIU eshte diskutuar dhe per gjendjen e minoritetit grek ne Shqiperi. Sipas PDIU, minoriteti grek ne Shqiperi gezon privilegje dhe perfaqesim politik. "Jane propaganduar mashtrime te turpshme lidhur me trajtimin e minoritetit grek ne Shqiperi, i cili per hir te se vertetes gezon ndikim, privilegje e perfaqesim politik te jashtezakonshem ne vendin tone, te cilat nuk i ka kundershtuar askush", - thuhet ne reagimin e PDIU-se.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›