KQZ ndan mandatet e mbetura për Tiranën, Fierin dhe Shkodrën
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve mbyll “de facto” procesin zgjedhor me shpërndarjen e madateve për deputetë në tre qarqet e fundit: Shkodër, Tiranë dhe Fier. Duke votuar në unanimitet 7 anëtarët e KQZ-së ndanë 59 mandate për këto 3 qarqe pas përfundimit të ankimimeve të subjekteve politike në Kolegjin Zgjedhor. Ashti siç tha edhe kryetari Ristani, certifikimi përfundimtar i zgjedhjeve do të bëhet vetëm pas 5 ditësh. Zëdhënësi i KQZ shpjegon edhe arësyen. Mbledhja e sotme, e fundit përsa i përket shpërndarjes së mandateve, vendosi që Koalicioni Alenaca e Ndryshimit, i kryesuar nga Partia Demokratike të marrë në rang kombëtar 70 mandate deputetësh, Bashkimi për Ndryshim i Partisë Socialiste 66 dhe Aleanca Socialiste për Integrim 4 mandate.