Gripi A h1n1, në nëntor priten 300 mijë vaksina
300 mijë vaksina kundër virusit të gripit A h1n1 pritet të mbërrijnë në nëntor në vendin tonë. Kjo sasi është kërkuar nga specialistët e ISHP-së si kontigjent i parë për vaksinimin e grupeve më në risk, siç janë gratë shtatzëna, fëmijët nën 2 vjeç, të sëmurët kronikë dhe veçanërisht ata që kanë probleme me mushkëritë.
Aktualisht numri i rasteve të konfirmuara me gripit e derrit vazhdon të jetë katër, ndërsa numri i të dyshuarve ka arritur në 193. 5 prej tyre janë konfirmuar nga laboratorët tanë se janë prekur nga grip i tipit A.
“Janë 193, mostra në gjithë spitalet, 5 të prekur nga gripi A, mosha 16-23 vjeç, kanë referuar se kanë udhëtuar nga jashtë.”
Specialistët e ISHP–së po punojnë me ritme të shpejta për identifikimin në kohë të gjithë rasteve të prekura. Gjatë një jave në laborator kryhen analizat e 30 personave. Rastet e dyshuara dërgohen për verifikim në Rumani.
“Laboratori kryen 30 ekzaminime rastesh në javë, kryehet testi i shpejtë që del brenda dy orëve më pas analizat dërgohen në Rumani 2 herë në javë.”
Edhe analizat e pesë rasteve të konfirmuara nga laboratorët tanë si të prekur nga gripi i tipit A, janë dërguar në Rumani prej nga pritet edhe përgjigja përfundimtare.