Rama takon krerët e PS në rrethe
Një ditë përpara mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, Edi Rama ka thirrur në një takim krerët e degëve të Partisë në rrethe. Zyrtarisht, thuhet se qëllimi i takimit ka qenë një falenderim i Ramës për drejtuesit e PS-së në bazë për zgjedhjet e 28 qershorit. Por fakti që ai mbahet në vigjilje të Asamblesë, ku Rama pritet të kërkoje mosnjohjen e zgjedhjeve, është konsideruar si një lëvizje e Ramës për të siguruar mbështetjen e krerëve të bazës në pozicionimin e tij kundër njohjes së zgjedhjeve. Por as në këtë takim të zhvilluar me dyer të mbyllura, ai nuk ka mundur t’i bindë kundërshtarët e tij të ndryshojnë kurs. Kreu i PS–së së Lushnjes, Leonard Gogu, që ka kërkuar publikisht dorëheqjen e Ramës, e bojkotoi këtë mbledhje. Ndërsa ai i Shkodrës, Edip Shiroka, deklaroi pas takimit se nuk e ndryshon qendrimin për largimin e Ramës nga drejtimi i Partisë, pas humbjes në zgjedhje.
Edip Shiroka “Sejcili prej nesh duhet të zbatojë statutin. Ia bëra prezent këtë qendrim timin, nëpërmjet mediave dhe të gjithë duhet të respektojmë statutin.”
Në këtë mbledhje, ishin të pranishëm edhe anëtarë të kryesisë socialiste, e mbështetës të tjerë të Ramës, si Gramoz Ruçi, Fatmir Xhafa, Valentina Leskaj, Blendi Klosi apo Mimi Kodheli.