Policia e Korçës asgjëson 1069 rrënjë cannabis
Policia e Korçës ka asgjësuar 1069 bimë narkotike të llojit Cannabis sativa në fshatin Mazrrekë të komunës Lekas. Forcat e rendit kanë arrestuar edhe pronarin e parcelës Luan Gishta ku ishte mbjellë lënda narkotike e cila do të kishte si destinacion Greqinë. Aktualisht në këtë fshat, nuk ka banorë dhe policia dyshon se këto toka shërbejnë për kultivimin e lëndës narkotike.