E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovarët kujtojnë dëbimin serb në Kukës

 

Qindra qytetarë kosovarë kanë vizituar qytetin e Kukësit për të kujtuar eksodin masiv të vitit 1999,në këtë qytet nga dëbimi serb.

Plot nëntë vjet më parë rreth gjysmë milionë kosovarë janë dëbuar nga regjimi serb nga Kosova. Ata kanë kërkuar strehim në qytetin e Kukësit, ku gjetën mbështetje.

Kujtesa historike na tregon se jo vetëm në kukës por në disa rreth kryesore shqiptare kosovarët janë mirëpritur dhe janë strehuar nga familjet shqiptare në shtëpitë e tyre.

Pushteti Vendor i Kukësit mësohet se nuk ka bërë asnjë organizim, siç ka ndodhur vitet e kaluar ku ka pasur koncerte dhe flamuj shqiptarë.

Gjithsesi qytetarët kosovarë janë vetëorganizuar duke marshuar në qytet bashkë me familjet që i pritën në Kukës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›