E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pyetësori, Bregu: Përfundojnë përgjigjet e 29 kapitujve

Sipas saj, janë rreth 1480 përgjigje kanë kaluar filtrin e parë të shqyrtimit. Duke informuar mbi 8 kapitujt që do miratojë sot Komiteti Ndërministror i Integrimit (KNI), Ministrja Bregu u shpreh se "kapitulli 8 ka gjithsej 49 pyetje dhe ka të bëjë me politikat e konkurrencës, ku trajtohen rregullat e konkurrencës, ndihma shtetërore, liberalizmi i prodhimit dhe shërbimeve".

Ndërsa kapitulli 9 që ka të bëjë me shërbimet financiare, sipas Ministres Bregu përmban 92 pyetje që përqendrohen në dy tema kryesore: bankat dhe grupimet financiare dhe sigurimet dhe pensionet profesionale. Një kapitull i rëndësishëm që do të miratohet sot nga KNI është edhe kapitulli 11, që ka të bëjë me bujqësinë dhe zhvillimin rural.

"Kapitulli i 12 mbi politikat e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe fitosanitetit përmban 57 pyetje që trajtojnë çështje sensitive të sistemit të sigurisë ushqimore dhe ushqimeve për kafshë, politikbërjen për të garantuar mbulimin e të gjithë zinxhirit ushqimor, si dhe politikat e legjislacionin për ushqimet", tha znj Bregu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›