Kosovaret protestojne Te lirohen ish- luftetaret e UK

Qytetarë nga vise të ndryshme të Kosovës protestuan sërish në Prishtinë kundër arrestimit të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe lëshimit të flet-arrestit ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës Fatmir Limaj nga policia e EULEX-it.
Protestuesit të cilët mbanin në duar pankarta kërkuan lirimin e menjëhershëm të ish- luftëtarëve të UÇK-së dhe heqjen e flet arrestit për Limajn. Muharrem Xhemajli, kryetari Organizatës së Veteranëve të Luftës, tha se duhen ndjekur dhe dënuar ata që bënë krime dhe jo luftëtarët e lirisë.
”Shumë luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kaluan nëpër procese të montuara politikisht që nga Tribunali i Hagës e deri tek gjykatat e UNMIK-ut. Asnjëherë nuk u ndoqën kriminelët e vërtetë, ata që dëbuan dhe masakruan popullatën civile. Ata që vranë mbi dymbëdhjetë mijë civil, në mesin e të cilëve shumë gra, fëmijë dhe pleq” tha Xhemajli.
Selim Daku, kryetari Parlamentit të Studentëve tha se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë, dhe arrestimi i luftëtarëve të lirisë dëmton imazhin e Kosovës.
”Kërkojmë nga misioni ndërkombëtarë i EULEX-it që të mos e njollos luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të mos e ngatërroj viktimën me kriminelin” tha Daku.
Protesta është organizuar nga Parlamenti i Studentëve të Kosovës, Organizata e Veteraneve të luftës, Familjeve të Dëshmorëve, Invalidëve të Luftës, Rrjeti i Organizatave Joqeveritare “Demokracia” të mbështetura edhe nga organizata të tjera jo qeveritare.