Tryeza pa rezultat paraqiten dy variante per zgjedhjet

(UPDATE) Ndonëse u paraqitën me dy drafte me zgjidhjet e mundshme për të dalë nga kriza, në tryezën e partive, si PS ashtu dhe PD, kanë kundërshtuar propozimet e palës kundërshtare. Ishin 6 kushtet e socialistët për tiu shtuar marrëveshjes me 16 pika që demokratët synonin të firmosnin në fund. Por sërish KQZ ka arritur të përcajë palët. Maxhoranca e ka nxjerr jashtë diskutimit mundësinë për të ndryshuar kodin, për funksionimin e këtij institucioni.
"Hetimi nga organet e interesuara, përfshi dhe komisionet hetimore të Kuvendit. Ndërhyrjet ligjore mund të bëhen që tani. E shtrijnë efektin pas përfundimit të zgjedhjeve vendore, por duke ndikuar dukshëme dhe në këto zgjedhje. Transparenca e listave të zgjedhësve, vullnet për të siguruar një identifikim real të zgjedhësve, rikthimi i ligjshmërisë të KQZ. KZAZ nuk po funksionojnë sipas ligjit. Nëse në këtë marrëveshje vihet kthimin e vendimeve me shumicë të cilësuar në respektim të detyrimit të Kodit Zgjedhor", tha Ruci.
"Cdo ndryshim në Kodin elektoral nuk është gjë tjetër vetëm një minë që i vihet procesit. Është tepër vonë për të pasur ndryshime në Kodin Zgjedhor. Sepse cdo ndryshim nuk sjell gjë tjetër, vetëm se dëmton procesin dhe dëmton zgjedhjet", tha Patozi.
Edhe ambasadori i OSBE ka përjashtuar mundësinë e ndërhyrjes në kod. "Gjëja e rëndësishme që pres është një reformë e kodit zgjedhor pas ditës së zgjedhjeve. Duhet të minimizohet mosndëshkueshmëria. Aplikimi më i saktë i shtetit të së drejtës do të pakësojë mosndëshkueshmërinë në të ardhmen", tha Volfart.
Pas 3 orësh diskutime tryeza u la të mblidhet të mërkurën në të njëjtën orë, duke i dhënë kohë PS të shqyrtojë draft marrëveshjen, si dhe PD të shqyrtojë 6 kushtet e selisë rozë, pa të cilat Ruci bëri të qartë se nuk do të kishte firmosje të marrëveshjes. Të pranishme në tryezë, ishin dhe LSI, PBDNJ, PDIU, dhe PR.
Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e martë , 29 mars 2011 )