E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovari vret ish-gruan, para syve të djalit 7 vjeç

Nga Express më 25 korrik 2011 në ora 17:21

Një kosovar, 61 vjeç, ka therrur ish bashkëshorten e tij, po ashtu kosovare, para syve të djalit të saj 7 vjeçar dhe bashkëshortit të saj të ri.

Kjo ka ndodhur natën e të shtunës, në Petershausen të Munihut, në rrugë të hapur.

Sapo ish gruaja së bashku me burrin dhe djalin e saj kishin zbritur nga vetura, në parkingun afër shtëpisë, nga errësira ka dalë ish bashkëshorti i saj dhe e ka therur atë me një thikë të gjatë njëzet cm.

Ai e kishte goditur vetëm një herë gruan 43 vjeçe në gjoks por çdo përpjekje për t`i shpëtuar jetën ishte e kotë, ka thënë zëdhënësi i policisë në Petershausen.

Dorasi pastaj ka pritur patrullën e policisë që ta arrestonte, duke mos treguar fare shenja emocionesh për krimin e bërë, ka pranuar veprën me gjakftohtësi shkruan Münchner Abendblatt dhe Merkur online. Si motiv për vrasjen ai ka përmendur xhelozinë. /albinfo.ch/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›