Embargoja, shtohen kontrollet në pikat doganore
PRISHTINE-Qeveria e Kosovës ka kërkuar që të shtohen masat e kontrollit në pikat doganore në Veri të vendit dhe të zbatohet me përpikmëri vendimi për masat e reciprocitetit me Serbinë.
Këtë kërkesë e ka bërë vete Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari, e cila bashkë me Zëvendëskryeministrin e Parë të Qeverisë, Behxhet Pacolli dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi kanë vizituar dje disa pika doganore, ku kanë inspektuar se si po zbatohet vendimi për ndalimin e mallrave serbe.
Ministrja tha se në pikat doganore me Serbinë nuk vërehet ndonjë fluks i madh i kamionëve me mallra që tentojnë të hyjnë në Kosovë.
Ministrja shtoi se autoritetet kosovare inkurajojne 8 kamionët që kanë mbetur në zonën neutrale në pikën kufitare të Merdarës të kthehen mbrapsht në Serbi.
Edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka deklaruar se policia nuk do të lejojë që kamionët të cilët kanë mbetur në territorin e Kosovës të bllokojnë rrugën, ashtu siç është paralajmëruar.
Më 20 korrik, Qeveria e Kosovës mori një vendim për zbatimin e masave të reciprocitetit ndaj produkteve të Serbisë, ndërsa ka vendosur taksa doganore prej 10 për qind për produktet e Bosnje e Hercegovinës.
(s.g/NEWS24/balkanWeb)