Rexhepi: Nenad Gjuriq ka mbetur pa punë

Nga Express më 25 korrik 2011 në ora 18:57
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, ka thënë se Nenad Gjuriq, ish-komandant i policisë së Kosovës në Zveçan, ka mbetur pa punë.
“Tre komandantët tjerë të cilët kanë parashtruar ankesat e tyre ka mundësi të kthehen në postet e tyre”, tha ai. Ai ka thënë se ende nuk ka marrë ndonjë vendim zyrtar rreth ankesave të tyre.
Rexhepi nuk ka saktësuar se kush do të ushtrojë detyrën e komandantit të stacionit policor në Zveçan, duke thënë se një vendim të tillë operativ do ta marrë drejtori i përgjithshëm i policisë. /rtk/