E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tortoshi mbetet në Flamurtar

Jusuf Tortoshi më në fund ka arritur marrëveshje me udhëheqësinë e Flamurtarit, për vazhdimin e punës së tij edhe për një sezon. Pasi kishte përfunduar sezoni 2009-2010, palët nuk kishin arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës, por të martën Tortoshi e vazhdoi kontratën, pasi gjeti gjuhën e përbashkët me ekipin prishtinas. Lajmin e bëri të ditur vetë trajneri Tortoshi.

“Arritëm marrëveshje që ta vazhdojmë bashkëpunimin edhe për një sezon. Klubi m’i plotësoi kushtet, por duke e marrë parasysh periudhën nëpër të cilën po kalon klubi, u desh ta gjenim një gjuhë të përbashkët, pasi duhet t’i kuptojmë edhe ata. Na pret një punë e vështirë pasi që nga ekipi janë larguar disa lojtarë të rëndësishëm. Fondi i lojtarëve është i varfër, por do të mundohemi ta kombinojmë një ekip, për ta siguruar mbijetesën disi”, tha Tortoshi. Ai paralajmëroi përforcime, por vetëm me mundësitë që ka klubi kuqezi. Ditëve të fundit flitej se Flamurtarin mund ta merrte në dorë trajneri Abdyl Bellopoja, por ky mbeti vetëm spekulim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›