Barcelona, më e mira

“Ekipi më i mirë në Evropë? Barcelona”. Kështu thotë Louis van Gaal. Nëse e pyesni se cilët janë favoritët për të fituar edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, trajneri i Bayern Munichut përgjigjet njësoj sikurse në muajin maj, para finales së humbur kundër Interit.
“Dy finalistët e edicionit 2009-2010 nuk janë klubet më të forta aktualisht. Por, nuk fiton gjithmonë më i miri, përndryshe në këto vitet e fundit do të kishte dominuar gjithmonë Barcelona. Chelsea dhe Manchester United janë në shkallë të njëjtë me Barcelonën e më pas vijnë ekipe që janë një rang më ulët. I referohem Bayernit, Interit, Lyonit dhe Real Madridit. Por, ky është vetëm mendimi im i përgjithshëm, pastaj duhet të shohim se çka ndodh në fushë”, tha Van Gaal.
Për strategun holandez, kampioni aktual i Evropës nuk është ekipi që duhet mposhtur për të kaluar në finalen e edicionit 2011 të Ligës së Kampionëve që do të zhvillohet në stadiumin Wembley.
“E dini se asnjëherë nuk më ka pëlqyer stili i lojës së Interit të Mourinhos, edhe pse e përgëzoj për krijimin e një grupi të organizuar dhe fitues. Tani duhet të shohim se çka do të bëjë Benitez, por nuk mendoj se filozofia e lojës së Interit do të ketë ndryshime të mëdha. Ndërsa, mendoj se Real Madrid ka bërë mirë që angazhoi Mourinhon. Është trajner, i cili mund të ngre Realin në Evropë, ku kanë dështuar në vitet e fundit”, shtoi ai.
Liga e Kampionëve nga sezoni i ardhshëm do të eksperimentojë dy asistentët shtesë mbrapa portës. Por, Van Gaal, i cili gjithmonë është shprehur në favor të përdorimit të teknologjisë në futboll, nuk duket fort i kënaqur.
“Është vendim i cili nuk na dërgon drejt një futbolli më të besueshëm. Angazhimi i gjyqtarëve shtesë mund të reduktojë përqindjen e gabimeve, por nuk i eliminon ato, sepse syri i një njeriu nuk mund të jetë gjithmonë i pagabueshëm”, u shpreh ai.
Ndërsa, në pritje të sfidave evropiane. Bayern synon të rikthehet në rangjet më të larta. Objektivat për sezonin e ri do t’i vendosë Van Gaal. “Punojmë për të arritur diçka të madhe, duam që tifozët të na përkrahin drejt fitoreve dhe lojës së bukur. Vetëm kështu mund të hyni në histori të futbollit”, përfundoi ai. Bayern është kampion në fuqi i Bundesligës si dhe fitues i Kupës së Gjermanisë.