Sadiku përforcon Trepçën

Burim Sadiku do të përkujdeset për portën e Trepçës sezonin e ardhshëm. Portieri vushtrrias dhe klubi mitrovicas kanë arritur marrëveshje të hënën mbrëma. Ish-portieri i Kosovës (V) do ta zërë vendin e portierit boshnjak, Suad Prtinac, i cili mbrojti në Mitrovicë sezonin që shkoi. Këtë e ka bërë të ditur trajneri i Trepçës, Gani Sejdiu.
“Kryesia ka arritur marrëveshje me Burimin mbrëmë. Portieri vushtrrias ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me Trepçën”, bëri të ditur trajneri mitrovicas. Ndërkohë, kampionëve të Kosovës iu është bashkuar edhe mesfushori me përvojë, Arsim Plepolli, i cili nënshkroi kontratë për gjashtë muaj, por me mundësi vazhdimi. Ekipit “Xehetar”, të martën i është bashkuar në stërvitje edhe mbrojtësi Arben Zhjeqi, derisa Kryesia e klubit mitrovicas po vazhdon bisedimet me sulmuesin Enis Fetahu dhe mbrojtësin Valon Bajgora.