E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë , FSK "shtrihet" edhe në Mitrovicë

Komiteti i Sigurisë në Mitrovicë e ka vlerësuar si hap pozitiv fillimin e regjistrimit të mallrave në dy pikat doganore në veri, në kufi me Serbinë, nga pjesëtarët e EULEX-it. Kryetari i komunës Bajram Rexhepi tha se shpresonte në fillimin normal të punës të doganierëve të Kosovës. Në takimin e përfaqësuesve të strukturave politike dhe të sigurisë në Mitrovicë sot mori pjesë për herë të parë edhe një përfaqësues i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).Drejtuesit e stacionit jugor të Policisë së Kosovës në Mitrovicë dhanë një raport të shkurtër për punën e tyre. Komandanti i këtij stacioni, kapiteni Bashkim Spahiu, tha se 2008-a në përgjithësi ka qenë një vit i qetë duke pasur parasysh rrethanat e këtij qyteti.Spahiu theksoi se një prej sfidave me të cilat është përballur policia e stacionit jugor është edhe kontrabanda që ka filluar pas shkatërrimit të pikave doganore në veri. Ai theksoi bashkëpunimin shumë të mirë me KFOR-in si dhe sjelljen e qytetarëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›