SHBA,festohet "Dita e Urithit"

Mijëra guximtarë që donin të shihnin urithin më të famshëm "Punksutaunei Fil" kanë sfiduar temperaturat shumë të ftohta, duke marrë pjesë në "Ditën e Urithit", një festë tradicionale e përvitshme në qytetin Pitsburg të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në ditën e 123-të të urithit, kafsha me emrin Fil pa hijen e tij, që sipas shumë banorëve vendas do të thotë që rajonin e presin edhe gjashtë javë të tjera dimri dhe të ftohti. Mundësia e një dimri më të gjatë se zakonisht, duket se nuk ka shkaktuar ndonjë efekt negativ në gjendjen shpirtërore të turmës së mbledhur në shesh, që akoma vazhdonin të ishin euforikë për fitoren e ekipit të qytetit të tyre në finalen e Super Boulit. Turma prej më shumë se 10 mijë njerëzish brohoriti kur urithi Fil u zhvendos nga podiumi për të dhënë parashikimin e tij të përvitshëm. Sipas klubit Punksutaunei, që kurse ka filluar kjo traditë, vetëm 15 herë ka rastisur që Fil të mos ketë parë hijen e tij, që do të thoshte se i ftohti i atyre viteve do të mbaronte më shpejt.