Kosovë -Maqedoni, bashkëpunim ndërkufitar

“Nesër në Shkup, pritet të nënshkruhet marrëveshja e financimit të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar midis Kosovës dhe Maqedonisë”, ka njoftuar Ministria e Integrimit të Kosovës.
Në nënshkrimit e kësaj marrëveshje do të marrin pjesë përfaqësues nga Ministria e Integrimit Evropian dhe të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.
Ndërsa nga ana e Maqedonisë, në ceremoni marrin pjesë përfaqësues të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe përfaqësues nga Sekretariati për Çështje Evropiane, thuhet në fund të deklaratës.