E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, 10 mijë euro për familjet e viktimave në Tisa

PRISHTINE- Me qëllim që t’u gjendet sa më pranë në këto momente të vështira familjarëve të viktimave të tragjedisë së lumit Tisa, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë vendim që të ndajë nga dhjetë mijë euro për këto familje.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të jetë e përkushtuar thellësisht që në bashkëpunim me institucionet përkatëse ndërkombëtare të marrë të gjitha masat e duhura që të gjenden shkaktarët e vërtetë të tragjedisë dhe ata të përgjigjen para drejtësisë.

Në të njëjtën kohë, Qeveria është në komunikim të vazhdueshëm me institucionet ndërkombëtare për zbardhjen e fatit edhe të qytetarëve tjerë kosovarë, për të cilët ende nuk ka asnjë informacion, thuhet në një kumtesë të lëshuar nga Zyra për informim pranë Kryeministrit.
(m.a/rtk/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›