Milibend: Osetia e Abkazia nuk janë si rasti i Kosovës
MOSKE- Shefi i diplomacisë britanike Dejvid Milibend ka deklaruar në Rusi, se Kosova nuk mund të krahasohet me dy republikat e tjera Osetia e Jugut dhe Abkazia, të cilat Moska i njeh si të pavarura. Ai tha se, Londra nuk do ta njohë pavarësinë e Osetisë së Jugut dhe Abkazisë. Keto dy shtete Rusia i njohu menjëherë pas njohjes së Kosovës nga Perëndimi. Duke folur për radion Eko Moska, Milibend tha se, Londra zyrtare e kundërshton krahasimin e Kosovës me dy territoret separatiste të Gjeorgjisë. “Jugosllavia ka pushuar së ekzistuari si shtet”, -ka thënë Millibend, i cili ka vlerësuar se pavarësia e Kosovës është pasojë e shpërbërjes së Jugosllavisë.
Milibend është ministri i parë i Jashtëm britanik që viziton Rusinë në pesë vitet e fundit. Në një konferencë për shtyp me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov, Miliband ka deklaruar se dy vendet mund të ecin përpara pavarësisht mosmarrëveshjeve që kanë patur së fundi. Në bisedime, dy zyrtarët thanë se do t’i japin fund armiqësive 5 vjecare Rusi-Britani. Shumica e mosmarrëveshjeve kanë nisur me sherrin e spiunazhit, pas vrasjes në Londer të ish agjentit rus Aleksander Litvinenko. Kjo ngjarje pasoi incidente radhazi mes diplomatëve britanikë dhe rusë.
(m.a/News24/BalkanWeb)