E Diel, 1 Nëntor 2026

Hagë, vazhdon procesi gjyqësor ndaj "kasapit serb"

Ish-lideri i serbëve të Bosnjes nuk ishte i pranishëm në seancën e djeshme, ndërsa për të sotmen nuk ka kërkuar avokat duke preferuar të vetëmbrohet. Karaxhiç pritet t’i paraqesë kërkesën gjykatës për një kohë 8 mujore për përgatitjen e mbrojtjes.

Ndërsa në seancën e djeshme prokuroria vazhdoi me leximin e aktakuzës ku Karaxhiçi akuzohet si njëri prej tre liderëve serb, të cilët zhvilluan një fushatë për pastrimin etnik të Bosnjës nga boshnjakët dhe kroatët.

Prokurori bëri të ditur se “kasapi serb” nuk e ndjen vetën fajtor për masakrën e Srebrenicës. Bëhet e ditur se, nëse Karaxhiç vazhdon të bojkotojë gjykatën, atëherë në të ardhmen do të jetë e detyruar t’i emërohet një avokat.

Radovan Karaxhiç është arrestuar vitin e kaluar në Beograd pas një fshehje 13-vjeçare. Radovan Karaxhiç gjykohet për 11 krime lufte kundër njerëzimit të kryera gjatë luftës në Bosnjë përgjatë viteve 1992-95, dy prej të cilëve janë për gjenocid.

Edhe masakra e 8 mijë myslimanëve të Srebrenicës zë vend në dosjen e tejmbushur të krimeve të Karaxhiçit.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›