E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia në Tisa, asnjë i arrestuar nga policia e Kosovës

PRISHTINE- Edhe më shumë se dhjetë ditë pas shpalljes së fletarrestit për katër persona, të cilët dyshohet se kanë organizuar emigrimin ilegal të 18 shqiptarëve nga Kosova, për 15 prej të cilëve dyshohet se kanë vdekur në lumin Tisa, policia nuk ka arritur të arrestojë asnjërin nga të dyshuarit. Zyrtarë të policisë pohojnë se nuk përjashtohet mundësia që trafikantët në fjalë të kenë ikur nga Kosova.

Departamenti për luftimin e krimit të organizuar në Policinë e Kosovën, identifikoi të shtunën në mëngjes edhe dy viktima të tragjedisë në lumin Tisa; bëhej fjalë për një nënë dhe një fëmijë, duke çuar kështu në tetë numrin e kufomave të gjetura.
Deri më tani 5 trupa janë gjetur nga autoritetet serbe, ndërsa tre trupa të tjerë janë gjetur në anën e Hungarisë.
Dyshohet se në barkën që është fundosur në lumin Tisa, i cili ndan Serbinë dhe Hungarinë kanë qenë më tepër shtetas të Kosovës, të cilët shfrytëzonin këtë rrugë për të dalë ilegalisht në shtetet perëndimore.
(m.a/rtk/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›