Kosovë, 10-vjetori i policisë festohet në Prishtinë
Policia e Kosovës paraqet shembullin e mirë të përkushtimit dhe shërbimit me profesionalizëm për dhjetë vjet me radhë, duke arritur të bëhet një faktor i rëndësishëm për ruajtjen e paqes jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë, thuhej në një kominikatë me rastin e shënimit të përvjetorit të dhjetë të themelimit të Policisë së Kosovës.
Në manifestimin e organizuar me këtë rast në stadiumin e Prishtinës ishin të pranishëm zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës, përfaqësues të EULEX-it, KFOR-it, korit diplomatik, familjes së komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari, familjarë të policëve.
Fillimisht të gjitha njësitë e Policisë së Kosovës përshkruan rrugët e Prishtinës, me si njësia e motoristëve, Garda e Nderit, Policia Kufitare, Drejtoritë Rajonale të Prishtinës, Mitrovicës, Pejës, Prizrenit, Ferizaj dhe Gjilanit, Drejtorinë e Forenzikës etj.
Zv/ kryeministri Hajredin Kuçi, duke shprehur nderin që ishte pjesë e këtij manifestimi të rëndësishëm, në emër të Qeverisë së Kosovës ka përgëzuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës për punën e tyre të deritanishme në ruajtjen e rendit dhe qetësisë për qytetarët.
"Kosova është shtet i pavarur dhe sovran i ndërtuar mbi themelet e gjakut dhe djersës së shumë njerëzve dhe popullit tonë dhe padyshim se ju te pashmangshëm jeni kontribuues dhe mbrojtës të këtij shteti modern dhe demokratik", tha ai.
Ndërkaq ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti e ka përshkruar Policinë e Kosovës, si institucioni më i besuar në vend.
"Dhjetë vjet më parë janë vënë themelet e një nga institucioneve më të rëndësishme të sigurisë së shtetit. Suksesi i shtetit demokratik dhe multi-etnik më së miri pasqyrohet te ju, si polici shembull i gjithë rajonit. Këto suksese ndërlidhen ngushtë me përkushtimin e drejtpërdrejt e secilit nga ju në çdo kohë dhe në çdo cep të Republikës së Kosovës, vetëm me këtë punë keni arritur që të jeni institucioni më i besuar në Republikën e Kosovës", tha ministri Pajaziti.
Për më tepër ministri Pajaziti siguroi qytetarët e Kosovës se me reformat që po ndërmerren në Policinë e Kosovës do të ketë një efikasitet edhe më të madh në sigurimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt.