E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali kërkon rikthimin e shpejtë të Kaka

Real Madrid ka kërkuar që mesfushori brazilian Kaka të rikthehet në klub sa më shpejt që është e mundur, pasi ka mësuar se ai nuk do të jetë pjesë e ndeshjes së radhës me Brazilin, asaj përballë Kilit, për shkak të pezullimit.
Kaka mori karton të verdhë në fitoren 3-1 ndaj rivalit, Argjentinës në ndeshjen e zhvilluar në Rosario të shtunën mbrëma, që e ndalon atë të luajë në ndeshjen e radhës kualifikuese për Botërorin 2010.
Zyrtarët e Madridit tashmë kanë kërkuar nga Federata Braziliane e Futbollit ta lejojnë Kaka të rikthehet në Bernabeu, për t'u përgatitur më shumë për udhëtimin e të shtunës në Barcelona, ku do të përballen me Espanyolin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›