Zannier e pranon shkeljen ndaj TV Mitrovicës
Duke iu referuar vendimit te Panelit të Kombeve te Bashkuara për te Drejtat e
Njeriut, shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, i ka dërguar letër drejtorit të TV Mitrovicës, ku e pranon se pajisjet e këtij televizioni ishin konfiskuar në kundërshtim me ligjin.
Sipas letrës, të cilën e shpërndanë për media vetë drejtori Nexhmedin Spahiu, "UNMIK-u e pranon se ndaj TV Mitrovicës është bërë padrejtësi kur në kundërshtim me ligjin i janë konfiskuar paisjet dhe marre licenca nga ana e shefes ekzekutive te KPM, Naile Selimaj-Krasniqi, në prag të festës së vitit të ri 2008".
Në letër thuhet se me këtë rast është shkelur Neni 17, Paragrafi 2 i Deklaratës Universale për të drejtat e Njeriut dhe Neni 1, Protokolli Nr.1. i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.UNMIK-u konsideron po ashtu se bartja e kompetencave nga Këshilli i KPM tek shefja ekzekutive e KPM ka qenë një akt kundërligjor dhe rrjedhimisht veprimet e zonjës Krasniqi kundër TV Mitrovicës kanë qenë tërësisht kundërligjore.