Kosove 15 prill nis regjistrimi i popullsise

Nga 1 deri më 15 prill në Kosovë do të realizohet regjistrimi i popullsisë, banesave dhe ekonomive familjare. Përgatitjet kanë mbaruar, por procesi, që ka edhe mbështetjen e Bashkimit Evropian kundërshtohet nga Qeveria e Beogradit, e cila e cilëson plotësisht politik. Beogradi argumenton se regjistrimi kryhet në kohën kur një numër i madh i serbëve janë të zhvendosur dhe nuk jetojnë në Kosovë, sipas tij rreth 250 mijë persona. Shifra hidhet poshtë nga Qeveria e Kosovës e cila I ka kërkuar Qeverisë serbe të mos e politizojë këtë proces.
“Projekti nuk është politikë dhe nuk duhet të politizohet. Ne nuk jemi ata dhe nuk kemi kompetenca tash paraprakisht të prejudikojmë kush si do të pozicionohet, as më pak për serbët apo qëndrimet e një shteti tjetër”, tha Rifat Blaku, Kryetar i Komisionit shtetëror për Regjistrimin e Popullsisë.
Blaku thotë se projekti ka vetëm qëllime statistikore pasi Kosova nuk e di saktë sa banorë ka, pasi regjistrimi i fundit i popullsisë është bërë në vitin 1981. Megjithatë, sipas tij, duhet të jenë diku rreth 1.9 milionë banorë brenda Kosovës si dhe mbi 500 mijë në emigrantë, politikë apo ekonomikë.
Regjistrimi synohet të shtrihet edhe në pjesën veriore të Mitrovicës dhe në vendbanimet tjera serbe. Sekretari shtetërorë në Ministrinë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Oliver Ivanoviq ka thënë se Serbia do ta kundërshtojë këtë proces fuqishëm. Sipas tij, nuk do të ndërmerren masa aktive për të penguar regjistrimin e popullsisë, por duke I kujtuar bashkësisë ndërkombëtare standardet e dyfishta që është duke përdorur, pasi më herët nuk ka lejuar regjistrimin në Bosnje për të mos legalizuar rezultatet e spastrimit etnik.
Bul Salihu