E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres policia kap 3.3 kg heroine

Tre persona janë vënë në pranga, pasi atyre iu sekuestrua një sasi prej 3.3 kg lëndë narkotike e llojit heroinë. Ka qenë një operacion i policisë së Durrësit që ka bërë të mundur kapjen e lëndës narkotike, e cila u gjet në një mjet tip BMë me targa të maqedonisë SK 588 UC , e cila udhëtonte në autostradën Tiranë –Durrës.

Lënda narkotike ishte fshehur në parakolpin e autoveturës në 6 pako e gjysëm, ndërkohë që për këtë ngjarje janë ndalur dy shtetas maqedonas dhe një shtetas kroat. Ata janë Arif Arifi, 39 vjec, banues në Tetovë , Fatmir Osmani, 32 vjec, banues në Gostivar dhe Berislav Zigrovic, 43 vjec, banues në Zagreb te Kroacise. Policia ka bërë të ditur se zbulimi i kësaj sasie të heroinës ka ardhur pas informacioneve në rrugë operative. Sipas të njëjtave burime bëhet e ditur se sasia e lëndës narkotike që ëhstë sekuestruar mesditen e sotme ishte destinuar për tregun vendas.

Aleks Kalemasi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›