E Shtunë, 31 Tetor 2026

eshtja Meta Topi Inkurajoj prokurorine te hetoje

Cështja Meta– Prifti, i takon vetëm Prokurorisë. Ka qenë ky komenti nga Pogradeci i presidentit Topi mbi videon e cila përfshin 2 zyrtarët e LSI-së, në atë kohë të dy ministra. Kreu i shtetit apelon për drejtësi të paanshme nga organi i akuzës i cili duhet të punojë sipas tij në transparencë.

"Inkurajoj prokurorinë të bëjë punën e saj, të hetojë dhe të bëjë transparencë hap pas hapi sepse ka mjaft ngjarje që kanë një sensibilitet të lartë publik, me të drejtë. Dhe këto ngjarje duhet patjetër të certifikohen hap pas hapi, qoftë në sensin e pohimit të gjërave, qoftë në sensin e kontestimit të gjërave. Komentet politike pastaj nuk më takojnë mua, i takojnë të tjerëve për tu bërë", tha Topi.

Presidenti njoftoi dhe se në mbledhjen e ardhshme të KLD do të fokusohet në vonesat e cështjes Gërdeci, si pasojë e mungesës së avokatëve. "Janë bërë 105 seanca, një pjesë kanë dështuar për shkak të mosmarrjes pjesë të avokatëve, nga informacionet që kam jo gjithnjë të justifikuara. Por le të lëmë përfaqësuesin e KLD që do të flasë në mënyrë të posacme për këtë cështje, besoj në fillim të javës", vijoi presidenti.

Gjatë deklaratës së tij në Pogradec, Topi u ndal dhe në zgjedhjet e pritshme lokale të 8 Majit, duke i vlerësuar ato si shumë të rëndësishme.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›