Haziri: Ministrat e LDK-së, performancë të mirë
Prishtinë - Sipas nënkryetarit Lutfi Haziri, kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbështetur ministrat e vet në Qeverinë e Kosovës, duke e vlerësuar performancën e tyre si mjaft të mirë, përderisa ka mohuar se bëhen diskriminime nga kryeministri sa i përket ndarjes së buxhetit nëpër ministri.
Pas insistimit të gazetarëve lidhur me mundësinë e ndërrimeve në kabinetin qeveritar, Haziri ka theksuar se LDK mbështet stabilitetin në qeverisje dhe vlerësimi i punës së ministrave nuk nënkupton domosdoshmërish largim.
“Vlerësimi i punës së kabinetit qeveritar nuk nënkupton largim të njerëzve apriori. Si duket, në Kosovë perceptimet për ndryshime nënkuptojnë domosdoshmërish largim të njerëzve. Vlerësimi i punës së kabinetit qeveritar është tendencë ta përmirësojë qeverisjen përmes politikave rekomanduese që mund të dalin, por jo domosdoshmërish të thotë se duhet të largohen apo ndërrohen njerëzit nga pozitat e veta. Ne mbështesim vlerësimin e punës në esencën e asaj se duhet të punohet për qeverisje më të mirë", ka thënë Haziri të premten në një konferencë për media.
Ndryshe, gjatë konferencës, Haziri ka potencuar se angazhimi i ministrave të Qeverisë së Kosovës që vijnë nga radhët e LDK-së është mjaft i mirë. /rtv21/