E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO do të vazhdojë mbështetjen e FSK-së

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kososës, gjenerallejtënant Kadri Kastrati e priti sot, gjeneralmajorin Jozef Blotz, drejtor i Stafit Ushtarak Ndërkombëtar të Operacioneve (International Military Staff Operations Director (IMS DIR) i NATO-s.Kreu i FSK-së e ka njoftuar mysafirin me të arriturat e përgjithshme të FSK-së;: strukturën, organizimin, përqindjen e komuniteteve, barazinë gjinore, operacionet e dominimit dhe me projektet humanitare që po i kryen FSK-ja. Gjithashtu, komandanti i FSK-së e njoftoi gjeneralin Blotz, edhe për rishikimin e Strategjik të Sektorit të Sigurisë dhe bashkërendimet që po i kryejnë me ekipin e Ekipin Këshillues të NATO-s (NAT), e informoi edhe për procesin e trajnimeve, bashkëpunimin rajonal dhe bashkëpunimin profesional që ka me Gardën Kombëtare të Aiovës.

Në fund, komandanti i FSK-së gjeneral Kastrati ka kërkuar vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë që ka me KFOR-in, dhe NATO-n, dhe shprehu interesimin për shkollimin e pjesëtarëve të FSK-së, në shumë shkolla të NATO-s, si dhe për pjesëmarrjen e FSK-së në operacione paqësore ndërkombëtare, etj.

Ndërsa, drejtori i Stafit Ushtarak të Operacioneve, gjeneralmajori Jozef Blotz, ka përgëzuar për arritjet e përgjithshme të FSK-së, sidomos me plotësimin e kapaciteteve operacionale, të arriturat e njësive profesionale, si dhe me pjesëmarrjen e përgjithshme të pjesëtarëve të komuniteteve, në kuadër të FSK-së, si dhe me bashkëpunimin e mirë që ka me KFOR-in dhe me ekipin e NAT-it.

Në fund, gjenerali Blotz, tha se Kosova dhe misioni i KFOR-it në Kosovë është i një rëndësie të veçantë dhe mbështetja e NATO-s për FSK-në, do të vazhdojë edhe në të ardhmen./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›