Kosovë, 24 policë të plagosur nga serbët në Merdare

Turma ekstremiste të serbëve ka plagosur 24 policë të Kosovës, teksa kanë tentuar që në mënyrë të dhunshme të hynë në territorin e Kosovës.
Lajmi bëhet i ditur nga Kosovapress e cila citon burime në policinë e Kosovës të cilat theksojnë se të policët janë plagosur me armë zjarri dhe mjete të forta. Megjithatë policia e Kosovës ende nuk e ka konfirmuar një ngjarje të tillë.
Serbët ekstremist kanë tentuar që në mënyrë të dhunshme të kalojnë kufirin e Kosovës, për të shënuar festën e tyre fetare Vidovdan, por policia nuk ka lejuar hyrjen, ndërsa situata vazhdon të jetë ende e tensionuar në këtë pikë kufitare.